Afrim Jashari kujton gjeneratën e sakrificës: Kemi luajt me këpucë sportive që i blinim nga 5 marka 

min lexim

Gjithmonë do të jetë në piedestalin më të lartë Gjenerata e Sakrificës në sportet e ndryshme në Republikën e Kosovës.

Afrim Jashari, futbollist i Gjeneratës së sakrificës, i KF Skenderajt dhe Drenicës, ka një mesazh konkret për të gjithë ata që mundohen të harrojnë gjeneratën më të lavdishme të viteve të 90-ta që i rezistuan regjimit serb.

 “Kemi luajt në këtë fushë unë edhe shokët e mi, në borë, në shi, në vapë me këpucë sportive që i blinim nga 5 marka. 

Image

Një ndeshje në kohën e sakrificës 

Me rrezik për lëndime serioze, pa prani të Autoambulancës. 

I bartnim këto shtyllat e portës 1 kilometra në supe dhe i kthenim pas përfundimit të ndeshjeve. 

Pa asnjë pagë, pa Premia, pa pare të rrugës, pa ushqim adekuat, pa transport adekuat. 

Kemi udhëtu rreth Kosovës me luajtur në Ligën e Republikës se Kosovës nën okupim të Serbisë.

Na kanë ndalu milicia në 3-4 vende. 

I kanë ndërpre ndeshjet!

Na i kane dëmtu makinat (thyer xhamat edhe shfry gomat).

I kane marrë personat në biseda informative në stacione policore.

Pa zhveshtore (Jemi ndërru në livadhe).

Kemi luajtur pa sigurime shëndetësore. 

Kanë ushtru dhunë ndaj të gjithë akterëve.

Pa topa të mjaftueshëm për ushtrime. Me një parë fanella për lojë, etj.

Po në këto kushte që i ceka më lartë, kemi pas guxim, krenari, angazhim, djersë, sinqeritet po ashtu kemi pas respekt ndaj ekipeve, referëve, shikuesve, trajnerëve, personave zyrtar, dhe gjithë atyre që na kanë ndihmuar sipas mundësive.

Dhe dalin disa prej juve nëpër emisione e na thoni të harrojmë të kaluarën e futbollit të Kosovës.

Edhe një gjë te ju, a kujtoj disave që e kanë emrin Kujtim e mbiemrin Zebica.

Po ja kujtoj disa futbollistë te asaj periudhe kanë derdh gjak e janë Dëshmorë te Kombit dhe kane dhanë jetën me ta mundësu ty e disa te tjerëve me dal me fol e me dal me komunikata sot. P.S. Edhe prindërit e tu të kanë sjellë në jetë në të kaluarën por të gëzojnë sot”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mexhiti: Qeveria ndërpreu licencat e kompanive për online kazino

Story i radhës

Listë e përbashkët me PD? Përgjigjet Meta: Preferojmë të dalim me flamurin dhe logon tonë

Të fundit nga