afrim gashi shpreh ngushellime per ndarjen nga jeta te ish emirit te katarit sheikh hamad bin khalifa al thani 6a5410222b1cf

Afrim Gashi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

July 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore Al Thani, Shkëlqesisë së Tij, Emirit të Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe popullit mik të Shtetit të Katarit.

Kontributi dhe vizioni i tij për zhvillimin dhe përparimin e Shtetit të Katarit, si dhe për forcimin e pozitës së tij në arenën ndërkombëtare, do të mbeten pjesë e pazëvendësueshme e trashëgimisë së tij të çmuar dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë.

U prehtë në paqe shpirti i tij dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos me komento fore te babadimrit perplasje ne mes te labinot rexhes dhe kushtrim kelanit 6a540d7b96d5e
Lajmi i mëparshëm

“Mos më komento”, “Fore të babadimrit”, përplasje në mes të Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit

ska zjarre aktive ne territorin e shtetit 6a54116f1684f
Lajmi i radhës

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Të fundit nga

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar. Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri
ShkoLartë