afrim gashi rritja e shumices ishte nje fiasko e vertete 641cd28248948

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

March 23, 2023
1 minut lexim

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e vërtetë posaçërisht për LSDM-në e cila hyri në atë proces për ta ndihmuar BDI-në për të shpëtuar një karrierë politike. “Është për të ardhur keq, i tërë shteti të merret gjashtë muaj vetëm me rikuperimin e problemeve në BDI.

Mendojë se nuk është mirë kjo për shtetin, mendoj se jo vetëm për BDI-në, por për asnjë parti tjetër politike qytetarët të merren tani me problemet që i ka Alternativa. Mendoj se është jo fer”, tha Afrim Gashi në emisionin “24analiza” në TV 24. Ai tha se me siguri qëllimi i tërë këtij procesi nuk ka qenë që të rritet shumica me një deputetë. “Qëllimi ishte që të largohet ‘grupi i zjarrit’, të merret Aleanca në Qeveri që të amortizohet ‘grupi i zjarrit’ si problem i brendshëm i BDI-së”, u shpreh Afrim Gashi.

MARKETING

RENT A CAR

het trik i hojlund danimarka fiton ndaj finlandes 641cd27ef0ac6
Story i mëparshëm

Het-trik i Hojlund, Danimarka fiton ndaj Finlandës

kosova me pese xhudiste ne grand slamin e tbilisit 641cd985cb11a
Story i radhës

Kosova me pesë xhudiste në Grand Slamin e Tbilisit

Të fundit nga

ShkoLartë