afrim gashi per autostraden bukojcan kercove investim strategjik per te ardhmen e vendit 6acce9a229f0f

Afrim Gashi për autostradën Bukojçan–Kërçovë: Investim strategjik për të ardhmen e vendit

October 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar pas nisjes së punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një investim strategjik për zhvillimin e vendit dhe lidhjen me rajonin.
Gashi theksoi se realizimi i Korridorit VIII do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e transportit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.
“Me fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan – Kërçovë, po merr formë konkrete realizimi i Korridorit VIII, një projekt strategjik për vendin, i premtuar për shumë vite.
Ky investim i rëndësishëm kontribuon në modernizimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e lidhjes së Maqedonisë së Veriut me rajonin, lehtësimin e transportit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.
Investime në infrastrukturë dhe Korridori VIII përbëjnë lidhje, zhvillim dhe perspektivë për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ben affleck flet per jennifer lopez dy vjet pas divorcit kam respekt te madh per te 6acce6fd122c5
Lajmi i mëparshëm

Ben Affleck flet për Jennifer Lopez dy vjet pas divorcit: Kam respekt të madh për të

perleshje e pergjakshme ne banice 8 persona perfshihen ne rrahje 4 perfundojne me lendime te renda 6acceaf20dc94
Lajmi i radhës

Përleshje e përgjakshme në Banicë, 8 persona përfshihen në rrahje – 4 përfundojnë me lëndime të rënda

Të fundit nga

ShkoLartë