Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, nga Kongresi i Parë i partisë, tha se ata janë gjetur në politik jo nga dëshira dhe jo nga rastësia, por nga detyrimi intelektual dhe moral.
“Në hymë në politik para se ta bëjmë partinë politike. Atëherë kur Shkupi vërshohej nga përmendoret, ne dolëm të pyesim në shesh se kush e kishte vendosur në shes Car Dushanin dhe më çfarë para. Pastaj erdhi themelimi i partisë, politike dhe dy protestat e mëdha”, tha Gashi, raporton SHENJA.
Afrim Gashi tha se ata janë bashkëngjitur kësaj qeverie jo se kanë dashur pushtetin, por se e kanë dashur shtetin.
“Kur rrezikohej stabiliteti, rrezikohej perspektiva europiane, ishin shtytja jonë për të marrë këtë vendim. E dimë se ky vendim ka pasur një kosto të lartë për ne. Por ne vendosëm që të shpëtonte Roma se Cezari. Më mirë ta paguan Alternativa se sa ta paguajnë të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha Gashi.
Sipas tij Alternativa mbetet partia e parë shqiptare që ju bashku një Qeverie me një marrëveshje të nënshkruar dhe publike.
“Kur flasim për këtë marrëveshje dua t’ju them se e kemi mirëkuptimin e Qeverisë për t’i plotësuar të gjtihë ato pika. Ne gjithë një kemi kërkuar një moment të volitshëm në rend dite. Kur do që do të mbahen zgjedhjet ne do t japim llogari për cilësinë dhe sasinë e realizmit të asaj marrëveshje”, u shpreh Gashi.
Gashi tha se Alternativa, do ta ketë prioritet integrimin e vendit. Sipas tij, vetëm integrimi i vendit në BE, nuk ka alternativë.
“Hapja e negociatave është shndërruar në ideal për ata parti që ruaj kursin euroatlantik”, tha Gashi.
Ai tha se do të angazhohen për drejtësi, ngase ajo është një temë e cila i prek të gjithë.
Gashi tha se nuk duhet harruar se pa zhvillim ekonomik nuk ja vlen asgjë.
“Fotografitë e autobusëve janë sinjale dëshpëruar se për ne, se ne nuk kemi gjetur arsye që ata të realizohen këtu tek ne. Ne nuk do të heqim dorë që rrogat këtu të jenë në rritje të vazhdueshme. Vetëm nëse arrimë t’i mbajmë njerëzit këtu ka kuptim edhe flamuri, emri, gjuha dhe historia”, tha Gashi.
Ai tha se janë përcaktuar që të bëjnë betejë kundër krimit dhe korrupsionit,.
Afrim Gashi tha se ata do të kërkojnë që në kushte të paqes, pa erë baroti, “të ulemi dhe të diskutojmë si qytetarë dhe si politikan që e duan këtë vend, që çfarë duhet të bëjnë komplementar”.
“Pika e ridefinimit do të jenë një pikë që do ta përcjell Alternativën edhe në vazhdim”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se Alternativa do të vazhdojë të angazhohet edhe për familjen si vlerë dhe do të jenë luftarë të denjë të familjes tradicionale.
“Alternativa po e hap një faqe të re të veprimit të saj politik. Ky kapitull tregon se për ne nuk ka parti armiqësore, por përmes dorës së shtrirë për dialog për komunikim. Prej sot nuk ka as tradhtar as atdhetar, secila partia e ka programin e vet, kauzën e vet, ne do të bashkëpunojmë ose do të refuzojmë duke bazuar në vlerat që i përfaqësojmë”, tha Gashi, raporton SHENJA.
Dallimin që dëshirojmë ta bëjmë nuk është grupor por vleror, tha Gashi.