Adoleshenca është mosha më e vështirë që njeriu përjeton përgjatë gjithë jetës së tij

April 2, 2022
1 minut lexim

Të rritur, mos e trajtoni adoleshentin me “zilinë” që ju provokon pakësimi i kolagjenit tuaj, por me kujtimin e vështirësive që keni përjetuar ju vetë kur ishit të tillë. Mos flisni me sloganin: “se jeni në moshën më të bukur, jeni të rinj”.

Është e vërtetë që është shumë i bukur, por vetëm fizikisht, ndërsa psikoemocionalisht është as fëmijë e as i rritur. Adoleshentit i duhet ende shumë rrugë për të arritur të menaxhojë veten dhe ta rrisë atë vetë që siç shkruan Erich From: “të bëhet nëna dhe babai i vetes së tij”. Ka ende nevojë për të rriturin, për ndërmjetësimin e tij për të shkuar drejtë vetes.

Në këtë moshë njeriu ende nuk është i aftë të menaxhojë atë, veten e tij, i vetëm. Ka frikë nga vdekja, por ka frikë edhe nga jeta. Nuk e beson se ja del dot të realizojë ëndrra edhe pse është plot me to.

Nuk di si të përfshihet në jetë, ka nevojë për ftesën e të rriturit, por nuk di edhe si ta kërkojë. Flet më shumë duke ikur, sepse nuk e përballon dot një diskutim nëse i rrituri nuk tregohet i duruar e me takt. Të rritur për pak durim do të bëni që adoleshenti të mos ngec në ëndrrat e tij, por ti realizojë ato.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deschamps: Do të përpiqemi të mbrojmë titullin

Story i radhës

Britania e Madhe e ndalon një tjetër avion – dyshohet se ka lidhje me Rusinë

Të fundit nga

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit. Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e
ShkoLartë