Adobe lajmëroi ditën e Enjte se do të blejë Figma, platformën shumë popullore të dizajnit, për 20 miliardë dollarë në kesh dhe aksione.
Pas spekulimeve që nisën në fillim të ditës lidhur me një blerje të mundshme, Adobe bëri çdo gjë zyrtare përmes një njoftimi për media.
Është një lajm i madh në botën e dizajnit dhe zhvillimit të aplikacioneve sepse Figma ka konkurruar me produktet Adobe XD në vitet e fundit.
Figma u themelua 10 vite më parë nga Dylan Field dhe Evan Wallace dhe është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për shumë biznese në mbarë botën.
Mijëra dizajnerë dhe zhvillues në Microsoft përdorin Figma çdo ditë për të ndërtuar Office, Windows etj. Përdoret masivisht nga Microsoft dhe ka testuar vazhdimisht marrëdhënien e Microsoft me Adobe, një bashkëpunim i afërt që do të bëhet më i ngushtë tani e tutje.
Figma është e gjitha për uebin, diçka që Adobe dhe rivalët e tjerë e kanë pasur të vështirë të konkurrojnë. Adobe tashmë planifikon të kombinojë komunitetin e saj me Figma dhe këtu përfshihen produktet Figma me Adobe Creative Suite.
Nga ana tjetër Figma do të përdorë ekspertizën e Adobe në 3D, video, vektorë, imazhe dhe font për të përmirësuar dizajnin e produkteve në ueb. /CIO Albanian