d1ea5c83 f156 4685 8e0e 738c3658864e

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

May 9, 2025
1 minut lexim

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

Në një vendim të marrë unanimisht nga struktura udhëheqëse e subjektit politik VLEN, deputeti Adnan Azizi është emëruar shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Zgjedhja e deputetit Azizi në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike, angazhimit të vazhdueshëm në terren dhe besimit të plotë që gëzon brenda koalicionit VLEN. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit.

VLEN tashmë ka nisur përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore, me qëllim mobilizimin e të gjitha kapaciteteve në funksion të një fushate dinjitoze dhe fitimtare.

MARKETING

RENT A CAR

mbyllja e fushates se ps gonxhja me 11 maj hapim epoken e shqiperise europiane 681e509129c45
Story i mëparshëm

Mbyllja e fushatës së PS, Gonxhja: Më 11 maj hapim epokën e Shqipërisë Europiane

ovl uck reagon per viziten e trendafiloves 681e59ee9ba22
Story i radhës

OVL-UÇK reagon për vizitën e Trendafilovës

Të fundit nga

ShkoLartë