ADN-ja e ndryshimit politik është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave intelektuale dhe atdhetare, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i vlerave humane dhe solidare të kombit tonë të cilët janë të gatshëm për të dhënë edhe një herë gjithçka nga vetja e tyre për kthimin në rrugë të mbarë të qënjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në fillimvitet e ’90-ta, kur ndanim çdo gjë me njëri-tjetrin.
Fundi i keq i koalicionit të “shpresës”, fundi i iluzioneve për ndryshim
Fundi i keq i koalicionit LVV-LDK, apo siq e kemi quajtur ndryshe asokohe ‘koalicioni i shpresës’ dhe ardhja e sërishme në pushtet e LVV+LV, e kanë bërë të domosdoshme lindjen e një alternative të re politike. Pasi kjo ishte “shpresa” e fundit për ndryshim nga konstalacioni aktual i skenës politike kosovare, që i bie se, më asnjëra nga partitë aktuale politike nuk paraqet shpresë për ndryshime në këtë vend. Vazhdimi i “status quos” me të njëjtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pashpresë dhe të painteresuar për të qendruar në atdheun e tyre të shenjt.
Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike
Për më tepër se një dekadë, si aktorë jo i drejtëpërdrejt, por indirekt në politikë, jam munduar të punojë pa ndalur me qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në Diasporë për ç’rrënjosjen e plotë të sistemit të antivlerave dhe pabarazisë qytetare në vendlindjen tonë.
Mirëpo kjo doli të jetë e pamjaftueshme. Rrethanat kohore dhe politike e shtrojnë nevojen e angazhimit të drejtëpërdrejt në politikë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.
Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN), për të cilën unë angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e sistemit të antivlerave të sistemit aktual qeverisës.
ADN-ja apo Alternativa Demokratike e Ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të gjithë bashkatdhetarët dhe me të gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike në Kosovë dhe Diasporë.
Do të bëjë çdo gjë që është e mundur, që elektorati i përqarë dhe shpërndarë kosovar të mos përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.
Alternativa Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike shqiptare do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës, përkatësisht pengimin e planeve serbe që deri në vitin 2026 Kosovën ta reduktojë në vetëm 700 mijë banorë!
Thirrje shpirtërore të gjitha forcave progresive
Qytetar të dashur të vendit tim, ju lutem deri në përulje, mos u bëni mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme, nëse vazhdoni t’i mbështetni këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tuaj (tonin) për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, të dashur bashkatdhetar, gjaku im i shprishur dardan, ju bëjë thirrje shpirtërore që të unifikohemi edhe një herë sikurse në fillim të viteve të ’90-ta për ta bërë ndryshimin epokal.
Në kohë reale dhe me shpejtësi ndodhin vetëm fatkeqësite natyrore dhe veprimet e shëmtuara njerëzore.
Ndryshimi që ne e synojmë fillon nga momenti i nisjes së rrugëtimit tonë të përbashkët dhe nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit final.
Rruga deri të arritja e ndryshimit, në dukje të parë është e gjatë dhe e mundimshme, por mund të bëhet aq e shkurtër dhe lehtë me mbeshtetjen e të gjithë qytetarëve që e duan më shpirtë e zemër vendin e tyre-Republikën e Kosovës.
Alternativa Demokratike për Ndryshim, ADN-ja e profilizimit të ri politik
Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
ADN do të jetë forcë e re politike e udhëhequr nga elitat intelektuale nga Kosova dhe mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare, si imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Vetëm përmes ADN-së shqiptare, të frymës së pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të nivelit, analistë dhe gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrim vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
ADN nuk nuk do të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer misionin e tyre.
Të gjitha partitë aktuale politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe i kanë “meritat” e përbashkëta që e sjellën vendin buzë greminës dhe katandisen popullin në këtë gjendje të pashpresë për jetë në vendin e tyre.