Admirim Aliti: Propozim Ligji për shërbimin e lartë do të sigurojë një procedurë më të drejtë për emërimet në pozitat udhëheqëse

min lexim

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës, Admirim Aliti ka shpjeguar propozim Ligjin për shërbimin e lartë, me të cilin ligj, sipas tij, do të vendoset një procedurë më e drejtë për emërimet në pozitat udhëheqëse, si dhe më tepër profesionalizëm, të ndarë prej menaxhimit politik.

Ja dhe postimi i tij i plotë

“Sistemi i shërbimit të lartë udhëheqës, i cili si risi propozohet me këtë ligj, duhet që të siguroje dy qëllime kryesore edhe atë:

  1. Profesionalizimin e udhëheqësve të lartë, të zgjedhur përmes një procedure të hapur dhe në baza të parimit të meritokracisë ( në bazë të kompetencave të tyre profesionale) dhe
  2. Vendosjen e raporteve të besimit dhe përgjegjësisë midis të emëruarve dhe të zgjedhurve politik dhe udhëheqësve të lartë.

Modeli i propozuar bazohet në parimet e racionalitetit, demokracisë dhe transparencës. Këto parime janë bazë e ndërtimit të një administrate profesionale dhe politikisht neutrale, ku qëllimet politike plotësohen përmes aktiviteteve të punësuarve në sektorin publik nën menaxhimin e udhëheqësve të lartë, me cka mundësohet një përdorim efikas dhe racional i resurseve në realizimin e qëllimeve të vendosura strategjike dhe prioriteteve të Qeverisë dhe institucioneve tjera relevante nga sektori publik. Me ligj propozohet që të vendoset, në tërësi një sistem i ri, i cili do të zbatohet shkallë-shkallë, me mundësi që në të ardhmen modeli i ri do të implementohet në tërë sektorin publik.

Në këtë propozim ligj të ri, Komisioni për SHLU është i miratuar si një organ i pavarur shtetëror në rrolin e një subjekti juridik dhe me buxhet personal, i cili jep përgjegjësi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Digjitalizimi i shërbimeve ngel njëri prej prioriteteve të larta të MSHIA, qëllimi i së cilës është që të largohet në tërësi puna në sportele. Vlerësojmë se duhet që të ndiqen trendët bashkëkohore moderne kur është në pyetje digjitalizimi i shërbimeve përmes punës me standarde të cilat në mënyrë direkte ndikojnë mbi cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve të ofruara.

Përmes portalit nacional E-shërbime janë realizuar gjithsejtë 20859 shërbime, me 73095 përdorues të regjistruar.

Qëllimi ynë strategjik është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe rritja e numrit të përdoruesve. Gjatë kësaj, i inkurajojmë dhe i thërrasim edhe institucionet tjera që t`i bashkohen portalit E-shërbime.

Kjo është një guidë e zbatimit të transformimit digjital të proceseve nën moton “ Digjitale by diffoult”.

Me digjitalizimin e proceseve dhe ndryshimeve të planifikuara organizative, Qeveria i përmirëson shërbimet, kursen mjete dhe e përmirëson cilësinë e jetesës së qytetarëve”

 

Story i mëparshëm

VMRO – DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme

Story i radhës

OKB konfirmon se po zhvillohet operacioni i evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Të fundit nga