VMRO – DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga LSDM thonë se zgjedhje do të ketë por në vitin 2024.

VMRO – DPMNE vazhdon të insistojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i partisë opozitare, Dimçe Arsovski, në konferencën e sotme për media, duke folur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për projektin “Shkupi 2014”, tha se Kovaçevski nuk ka integritet dhe prandaj duhet të shkohet në zgjedhje për të parë a e ka përkrahjen e qytetarëve.

Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE

“Për këtë themi, Kovaçevski merr kurajo dhe verifikoje legjitimitetin përmes qytetarëve dhe dilni në zgjedhje. VMRO – DPMNE zgjati dorën dhe ndihmë të hapur me ekspertë në atë periudhë deri në zgjedhje të tejkalohen krizat në të cilat fatkeqësisht kjo qeveri e LSDM-së i ka krijuar dhe ka futur Republikën e Maqedonisë në to edhe atë vetëm për shkak të arsyes së vetme për shkak të injorancës, dyfytyrësisë dhe paaftësisë së tyre. Sepse nuk dinë të udhëheqin shtet. Për këtë edhe njëherë urdhëroni në zgjedhje të shihni se sa ju duan qytetarët”.

Nga LSDM janë përgjigjur se, zgjedhje do të ketë por në vitin 2024. Sipas tyre, krimi dhe korrupsioni janë ekspertiza e VMRO – DPMNE-së.

LSDM

“Udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së duhet ta jep ekspertizën e vet para gjykatave. VMRO – DPMNE vazhdon me destruktivitet, me bllokada, Mickoski nuk e di çfarë bën, është humbur tërësisht, tregon pafuqi dhe destruktivitet. Zgjedhje do të ketë në vitin 2024 dhe ajo është çështje e mbyllur”.

Lideri i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski para disa ditëve kërkoi të mbahet takim liderësh me kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ku do të flitej për datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski i ka dhënë kohë Kovaçevski deri më 10 maj që të mendohet për ofertën, ndërsa nëse nuk mbahet takimi, atëherë ai tha se do të ndërmarrë hapa seriozë për dalje nga katastrofa kombëtare siç e quan ai. Por, lideri i LSDM-së ka refuzuar propozimin, duke thënë se nuk do të pranojë shantazhe dhe kërcënime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

1 Maji, festë apo protestë!

Story i radhës

Admirim Aliti: Propozim Ligji për shërbimin e lartë do të sigurojë një procedurë më të drejtë për emërimet në pozitat udhëheqëse

Të fundit nga