ademi vmro ja ta shqyrtoje vendimin per bllokimin e kuvendit video 627262b791ba9

Ademi: VMRO-ja ta shqyrtojë vendimin për bllokimin e Kuvendit (Video)

May 4, 2022
1 minut lexim

Shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas paralajmërimit për bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, shkruan gazeta LAJM. Ademi ka thënë se bllokadat nuk janë në interes të qytetarëve dhe ka ftuar partinë maqedonase në opozitë, mos të nxitojë me vendime të tilla destruktive.

“Qytetarët duan qasje konstruktive, jo destruktuive. Qytetarët duan, siguri, stabilitet, mirëqenie dhe realizim të projekteve, ndërsa dhunimi institucional dhe bllokimi i shtetit nuk shkon në interes të qytetarëve. Sigurisht, është dëshmuar nga e kaluara që është politikë e gabuar. Shpreh keqardhje të thellë nëse merret një vendim I tillë nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Uroj që ta rishqyrtojnë pozitën dhe këtë qëndrim të tyre. I ftoj që të garojnë me ide, projekte dhe jo me bllokim dhe shkatërrim. Shteti do të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese pavarësisht dëshirave dhe vendimeve të partive politike”, tha shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi. https://youtu.be/ZFq1iX3EjH0

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndodh ne mitrovice burri shkon ne vendin e punes se ish gruas rreh ate dhe nje koleg te saj 627260272a0ed
Story i mëparshëm

Ndodh në Mitrovicë! Burri shkon në vendin e punës së ish-gruas, rreh atë dhe një koleg të saj

ARBER ADEMI 5
Story i radhës

Ademi i BDI-së thotë se VMRO duhet të shqyrtojë vendimin për bllokimin e Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë