Ademi VLEN-it: Shkencë dhe art bëhet vetëm me mbështetjen e shtetit dhe institucioneve të saj

min lexim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pasi sot nga VLEN njoftuan hapat drejt krijimit të Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ademi kritikon mënyrën e financimit të institucionit, që siç bënë të ditur nga VLEN, fillimisht do të bëhet me mbështetje nga komunat.

Reagimi i plotë i Ademit:

Në kohën kur i merret e drejta mijërave familjeve shqiptare të jenë pjesë e administratës shtetërore dhe publike, koalicioni i VMRO-së, ВРЕДИ del e jep sihariqin e madh – iniciativën për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art, por që do të financohet nga komunat!

Po, e thanë me gojën e tyre – kjo Akademi do të financohet nga komunat, ndërsa se cili institucion (komunë) do ta regjistrojë, vetëm mendja e të humburve e dinë!

Ky nënçmin dhe vasalitet i pashoq nuk e besoj t’i ketë shkuar ndërmend edhe VMRO-së, edhe pse kjo e fundit kërkon që shqiptarët t’i largojë edhe nga Akademia dhe çdo institucion shtetëror.

Kjo ndodhë kur nuk guxon ta përmendësh Kombëtaren Shqiptare, kur të hiqet flamuri nga zyret dhe kur nuk guxon ta përmendësh as Shqipërinë dhe as Kosovën.

Shkencë dhe Art bëhet vetëm me mbështetjen e shtetit dhe institucioneve të saj, ndryshe siç po proklamojnë humbësit – e njëjta mund t’i ngjajë vetëm një ndërmarrje publike.

P.S. Bile ta kishin sjellë një shembull ku ndonjë Akademi Shkenore financohet nga komunat!

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Pacoll kritika RTK’së: S’paskam parë kurrë të ndërpritet transmetimi i lojërave olimpike për një intervistë me Kryeministrin

Story i radhës

Zjarr masiv në Rrëshen, digjen dy banesa dhe një sipërfaqe e madhe me vreshtari

Të fundit nga