Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare! Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese

November 18, 2024
1 minut lexim


Nënkryetar i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare, e tash po u rrezikoheshka, përcjell TV21. Ademi thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe se pikërisht këtë po përpiqet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese.

“Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e kemi në ligj, ndërsa deklaratat ndryshe nga kjo mund t’i shërbejnë çdokujt, vetëm interesit të shqiptarëve jo. Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese që kontrollohet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik. Pikërisht për këtë qëllim dhe fshierjen e këtij termi, VMRO-DPMNE ka dorëzuar iniciativë në Kushtetuese në vitin 2019, e tash pritet të pranohet si e bazuar nga institucioni parapolitik. Ndër shqiptarët ka idealistë të shumtë që do ta mbrojnë shqipen zyrtare”, ka shkruar mes tjerash Ademi./tv21.tv



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi: Ali Ahmeti e bëri gjuhën shqipe zyrtare në RMV! Kjo qeveri tenton shfuqizimin përmes Gjykatës Kushtetuese

Story i radhës

Sherri me thika në kryeqytet/ “Askush nuk ndërhyri”, dëshmitarja okulare: Pashë një nga djemtë të shtrirë në tokë dhe…

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë