Ademi në Vjenë: U morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian 

May 10, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria dhe të Maqedonisë së Veriut, po qëndrojnë në Vjenë. Ata po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s.  

“Së bashku me miqtë e mi presidentin Armand Duka, presidentin Muamed Sejdini dhe anëtaren e KE të FSHF-së, Anila Basha, po qëndrojmë në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër. 

Paraprakisht sot është mbajtur mbledhja e KE të UEFA-s, në të cilën mori pjesë presidenti Duka, e ku u morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.  

Ndër të tjera në këtë takim u miratua orari i ndeshjeve të turneut final për Euro 2024 në Gjermani, pastaj u miratua formatimi i Ligës së Kampionëve nga viti 2024, si dhe u vendos që finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023 të mbahet në “Eden Arena” në Pragë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e drejtësisë/ Reagojnë njerëzit e drejtësisë për efektet e Reformës në Drejtësi

Story i radhës

​Nëse planifikoni martesë duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre datave

Të fundit nga

ShkoLartë