Futbollisti Arijan Ademi është një nga lojtarët më të mirë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
Pas paraqitjes në Euro 2020, futbollisti i Dinamo së Zagrebit nuk arriti synimin tjetër me Maqedoninë, të kualifikohen në Kampionatin Botëror.
Ademi ka folur për mediat kroate.
“Është për të ardhur keq, ishim afër, patëm një rast të madh për të shkuar në Kupën e Botës në Katar.
Ishim një hap para, por dështuam.
Portugalia fitoi me meritë dhe me meritë u kualifikua në Kupën e Botës. Kombëtaret si kjo e jona shpesh nuk e kanë një shans të tillë për të shkuar në Botëror, prandaj na vjen keq.
Nga ana tjetër, ne jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë, veçanërisht me atë fitore me Italinë.
Sigurisht që jemi krenarë për euforinë që u kemi ofruar tifozëve tanë”, tha ndër të tjera Ademi.