​Ademi i dërgon letër mbështetëse homologut të tij nga Ukraina

February 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi i ka dërguar një letër mbështetëse presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko dhe tërë komunitetit të futbollit ukrainas.

Në këtë letër Ademi në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka ofruar mbështetjen që Republika e Kosovës i jep popullit liridashës të Ukrainës, në luftën kundër agresorit rus.

“Si një vend me plagë të freskëta nga lufta, e ndjejmë tmerrin e luftës dhe frikën që vendi juaj është duke kaluar. Prandaj, përfitojmë nga ky rast për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe lutemi për sigurinë e tyre. Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj të dashur dhe ne qëndrojmë pranë jush për gjithçka që keni nevojë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Ademi drejtuar kreut të futbollit ukrainas.

Tutje i pari i FFK-së ka theksuar se ky është një moment vendimtar për ne dhe botën që të qëndrojmë së bashku dhe të reagojmë fuqishëm dhe qartë kundër veprimeve agresore të Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rikthehet Qendrimi, reperi fantastik i njohur me emrin e artit “Spirannca”

Story i radhës

Ulje e çmimit të gazit? Mësohet kur vijnë ngarkesat e para në Portin e Vlorës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë