Ademi: Duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti nga rradhët e Bashkimit Demokratrik për Integrim Arbër Ademi pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve të grupeve të punës së partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se duhet të angazhohemi që të mos e lejojmë këtë shans historiik të na ikë ai potencoi se duhet të mendojmë për gjeneratat e reja e jo për zgjedhjet e reja raporton KlanM

Bëhet fjalë për interes strategjik të vendit dhe po angazhohemi që të kemi diskutime racionale dhe jo emocionale që mbështeten në lajme të rreme ne do të vazhdojmë me diskutime tona dhe do të bëjmë çmos që këtë shans historik mos ta lejojmë se duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme e jo për përfitime politike e jo duke u mbështetur në lajme të rreme , deklaroi Arbër Ademi.

Ky është shansi i fundit për ne, është shans unik, që nuk duhet ta lëshojmë theksoi Ademi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ulen çmimet e derivateve

Story i radhës

Ukraina akuzon Rusinë për përhapjen e ‘raporteve të rreme’ për shkatërrimin e sistemeve raketore amerikane

Të fundit nga