Ademi: BDI akademi politike, partitë tjera luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë! (VIDEO)

December 20, 2022
1 minut lexim

Duke komentuar anketën e fundit të publikuar nga instituti amerikan, IRI, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti janë shkollë për të gjithë partitë tjera politike shqiptare në vendin tonë dhe se qytetarët gjithmonë e kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e BDI-së, raporton indeks.mk

Vendi i parë në anketën e IRI-t është rezervuar për BDI-në, dhe duke u ndërlidhur me këtë Ademi thotë se partitë tjera politike shqiptare duhet të mësojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndryshe, anketa e publikuar dje nga Instituti amerikan, IRI është tregues se BDI-ja në kampin politik shqiptar është partia e parë dhe kreu i saj, Ali Ahmeti, gëzon besimin më të madh nga të gjithë liderët politikë shqiptarë. Sa u përket partive, ASH-ja është e dyta kurse Besa e treta./indeks.mk/

YouTube video

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Aeroportet evropiane shtyjnë rimëkëmbjen e pritshme deri në vitin 2025

Story i radhës

Millojko Pantiq përmendi Kosovën, tregon turpin se si kontrollohej Zvezda nga Stanishiqi, Arkani…

Të fundit nga

ShkoLartë