Millojko Pantiq përmendi Kosovën, tregon turpin se si kontrollohej Zvezda nga Stanishiqi, Arkani…

Para disa viteve komentatori sportiv, Millojko Pantiq, foli hapur për klubin famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, se si kontrollohej dhe kontrollohet nga shërbimet serbe, se si e kontrollonte krimineli i luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan dhe cila ishte mendësia e tyre për Kosovën.

Fjalët e tij janë dëshmia më e mirë, për pisllëqet që kanë mbretëruar dhe mbretërojnë te Zvezda, që para dy viteve Dragan Xhajiqi dhe Zvezdan Terziqi, nderuan me fanellën numër 1 kriminelin e luftës Kapten Dragan, ndërsa Pantiq i quajti turp i turpit. 

Pantiq ka deklaruar hapur se Zvezda ka vdekur që moti si klub.

“Sot, Zvezda është një klub nacionalist. Kam thënë shumë kohë më parë që ajo Zvezda e vitit 1990 ka vdekur, kjo është diçka tjetër sot.

Kam lexuar tek ju se çfarë tha Lubisha Ristiq për bisedën e tij me Jovica Stanishiqin. Se këtu vetëm shërbimi i sigurisë është i përjetshëm dhe i rëndësishëm.

E po, ato shërbime sigurie, nga Ozna deri në Udba, DB, BIA, KOS dhe sido që të quhen, ato shërbimet e pareformuara të kohës së komunizmit, ata organizojnë ata tifozë. Ata janë kontrolluesit e Zvezdës. E po Vuçiqi ka thënë tre herë se shteti do të ndihmojë në privatizimin e Zvezdës dhe Partizanit dhe i dërgojnë mesazh: Zvezda nuk është shtetërore, Zvezda është e jona.

Ata i kanë instrumentalizuar ata tifozë dhe i përdorin në të gjitha stadiumet. Aty mbrohet Kosova, atje rrëzohen presidentët”, kështu ka thënë Pantiq oara disa viteve për klubin famëkeq Zvezda për një medium serb “ekspres.net” 

“Në atë kohë Arkani i mori gjërat në dorë. E pashë me sytë e mi se si u largua nga Crvena Zvezda, e cila për shembull ka fituar dy milionë e gjysmë marka vetëm nga biletat e shitura për ndeshjen kthyese  me Bayernin (1991).

E pashë Arkanin të nxirrte para të thata dhe ta çonte në Erdut ose nuk e di ku, ku është paraushtaraku i tij.

Si pronar, Arkani merrte para nga Zvezda. Në administratë ka qenë edhe ministër i policisë, i njëjti ministër i policisë që krijoi Arkanin”, kishte deklaruar ai.
“Për këtë bëhet fjalë. Ne nuk kemi shtet me të gjitha atributet, dhe këto janë institucione, këto janë ligje, por ne kemi sundimin e njerëzve të zgjedhur.

Ata largohen dhe nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në Bruksel nën presionin e Evropës. Por çfarë ka më normale se normalizimi të fillojë nga futbolli, më normale në botën normale por që federata e futbollit të pushojë duke thënë se nuk do ta njohim kurrë Kosovën dhe Serbia nuk do të luajë kurrë me Kosovën?!”, kishte deklaruar Pantiq para shumë viteve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ademi: BDI akademi politike, partitë tjera luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë! (VIDEO)

Story i radhës

Dronët Bayraktar në Shqipëri, Rama: Do të trajnohen më shumë se 30 njerëz për t’i përdorur

Të fundit nga