Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është ulur pranë AAK’së në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ende nuk është konfirmuar nëse Hoxha i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK’së, pasi kjo e fundit mbeti me pesë deputetë.
Sipas rregullores së Kuvendit për të qenë Grup Parlamentar duhet të jenë së paku një grup prej 6 deputetësh.
“Grup parlamentar: Grupim i së paku 6 (gjashtë) deputetëve të Kuvendit, që e kanë njoftuar Kryetarin e Kuvendit për qëllimin e tyre të veprojnë si grup parlamentar”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.
Burimi: botasot.info