kryebashkiaku i kievit zelensky mund te detyrohet te pranoje zgjidhje te dhimbshme te heqe dore nga 680b439f4e2cc

Kryebashkiaku i Kievit: Zelensky mund të detyrohet të pranojë zgjidhje të dhimbshme, të heqë dorë nga…

April 25, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se Ukraina mund të detyrohet të bëjë lëshime territoriale si pjesë e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, përballë një trysnie në rritje, veçanërisht nga presidenti amerikan Donald Trump, që sugjeron pranimin e një zgjidhjeje kompromisi.

“Një nga opsionet është dorëzimi i një pjese të territorit. Nuk është një zgjidhje e drejtë. Por për hir të paqes, ndoshta si një zgjidhje e përkohshme, mund të merret në konsideratë,” u shpreh Klitschko.

Megjithatë, ish-kampioni i botës në boks, sot politikan 53-vjeçar, nënvizoi se qytetarët ukrainas nuk do ta pranojnë kurrë pushtimin rus si legjitim. Deklarata e tij erdhi pak pas një sulmi të ashpër me raketa dhe dronë mbi kryeqytetin ukrainas, ku humbën jetën 12 persona dhe mbi 80 të tjerë u plagosën — një nga sulmet më të rënda të muajve të fundit në Kiev.

Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, vazhdon të mbajë nën kontroll rreth 20% të territorit të shtetit ukrainas.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shkencetaret po zhvillojne sensorin e pare kuantik te krijuar per te matur gravitetin nga hapesira 680b411110c69
Story i mëparshëm

Shkencëtarët po zhvillojnë sensorin e parë kuantik të krijuar për të matur gravitetin nga hapësira

dy shenja te horoskopit qe gezohen gjithmone me lumturine e te tjereve 680b45456d95d
Story i radhës

Dy shenja të horoskopit që gëzohen gjithmonë me lumturinë e të tjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë