acer prezanton monitoret portative 3d pa syze 628517846cc54

Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze

May 18, 2022
1 minut lexim

Teknologjia e ekraneve 3D pa pasur nevojë për syze e Acer ka gjetur rrugën drejt laptopëve. Kompania prezantoi SpatialLabs View dhe SpatialLabs View Pro, dy monitorë portativë për krijuesit dhe adhuruesit e lojërave.

Të dy ekranet 15.6-inç mund të konvertojnë përmbajtjen nga 2D në 3D por gjithashtu mund të përdoren edhe si monitorë normalë 4K me shkëlqim 400-nits dhe mbulim ngjyrash 100 përqind Adobe RGB.

Diferencat mes tyre shkojnë sipas audiencave që synojnë. Versionet Pro shkojnë për teknologjinë kreative dhe dizajnin industrial.

Por për secilin model duhet pritur deri në Verë ndërsa Acer nuk ka dhënë as çmimet e tyre. Presim që të kushtojnë më pak sesa 1,700 dollarët për një laptop 3D të Acer. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

musk do te votoj per republikanet ne nentor 6285174904664
Story i mëparshëm

Musk: Do të votoj për republikanët në nëntor

nje ze pro kremlinit pranon veshtiresite e luftes 62851c8437db7
Story i radhës

Një zë pro-Kremlinit pranon ‘vështirësitë’ e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë