Abuzimet me tenderat/ Gjykata lë në burg Lefter Allën

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është lënë në burg me vendim të SPAK. Së bashku me të, masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua edhe për zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Ndërkohë 2 zyrtarë të tjerë janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve, SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Bulqizës, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina kërkon që Marrëveshja e Korridorit të Drithit të jetë pa afat

Story i radhës

Ahmeti takon Escobarin: Diskutuam për rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi

Të fundit nga