Ukraina kërkon që Marrëveshja e Korridorit të Drithit të jetë pa afat

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal deklaroi se ata insistojnë që Marrëveshja e Korridorit të Drithit të jetë pa afat, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Qendra për media e qeverisë ukrainase thuhet se kryeministri Shmyhal bëri vlerësime në takimin e qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit.

Ai tërhoqi vëmendjen se Ukraina është një prej hallkave kyçe të sigurisë ushqimore botërore. “Për këtë arsye insistojmë që Marrëveshja e Drithit të jetë pa afat dhe të zgjatet automatikisht 120 ditë”, tha Shmyhal.

“Një qëndrim të tillë mbrojnë edhe Türkiye dhe Kombet e Bashkuara (OKB)”, tha Shmyhal i cili shtoi se “Përpjekja e agresorit për të shkurtuar kohën e marrëveshjes është manipulim i kryer për të bërë më shumë shantazh dhe për të përshkallëzuar krizën globale ushqimore. Kjo nuk duhet të lejohet”.





Story i mëparshëm

Thaçi: Fusha ishte e rënduar

Story i radhës

Abuzimet me tenderat/ Gjykata lë në burg Lefter Allën

Të fundit nga