Abdylmenaf Bexheti do ta udhëheqë edhe për tre vjet UEJL-në

Nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) njoftojnë se sot në mbledhjen e 47, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin sërish Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin.

“Rektori u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL-së. Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, do ta udhëheq edhe për tre vite UEJL-në, pas një mandati të parë katërvjeçar shumë të suksesshëm edhe pse periudha në të cilën u zgjodh rektor ishte shumë sfiduese, me trendë rënëse në të gjitha aspektet të zhvillimit shoqëror. Bordi, në emër të gjithë stafit i uron suksese rektorit të sapozgjedhur!”, thonë nga UEJL.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qyteti i Shkupit përsërit thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit

Story i radhës

Homazhet për Nishanin, Ahmeti dhe Grubi nderojnë ish-presidentin

Të fundit nga