Qyteti i Shkupit përsërit thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit

Qyteti i Shkupit shpalli sërish Thirrjen Publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit.

Lëndë e Thirrjes publike është zgjedhja e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit, si më poshtë:

– 1 (një) anëtar dhe 1 (një) zëvendës anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar traumatologë

– 2 (dy) anëtarë dhe 2 (dy) zëvendës anëtarë nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e traumatologjisë.

Afati për aplikim është deri më 11.06.2022.

Anëtarëve nga radhët e traumatologëve të licencuar dhe nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e psikiatrisë, u takon kompensim në vlerën 25.000,00 denarë, në vlerë neto.

Më shumë informacione në lidhje me Thirrjen publike mund të gjeni në link-un:

https://skopje.gov.mk/media/8734/thirrje-publike.pdf

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Xhaferi në Athinë: Bashkëveprimi,me rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e shteteve dhe qytetarëve

Story i radhës

Abdylmenaf Bexheti do ta udhëheqë edhe për tre vjet UEJL-në

Të fundit nga