Elmedina Abdullahi nga ‘Më mirë për Tetovën’ në “Cick21” tha se kërkesa e Lëvizjes Besa për shumicë absolute na kujton VMRO-DPMNE-në
“Ajo që tani kërkojnë shumicë stabile, që kërkojnë 16 këshilltarë tregon se pse u prish Këshilli d.m.th udhëheqje pa asnjë kontrrollë, nuk dua të them por na kujton VMRO-në që kërkonte 61 deputet që të udhëheqte pa pasur nevojë që të ketë përkrahjen e shqiptarëve” tha Abdullahu.
Sipas saj kjo bëhet që më pas ata të jenë të lirë ti marrin vendimet vetë, të punësojnë bashkëpartiakë, të japin tendera e kështu me radhë.