Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend.
Sipas njoftimit të LDK-së, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke filluar në orën 15:00.