Abdixhiku përmend koalicionet e të kaluarës së LDK-së: Nuk jemi të çmendur më të bëjmë gjëra të tilla

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është pyetur në “Pressing” të T7 se nëse do të bënin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se LDK-së i kanë kushtuar në të kaluarën pozicionet lëvizëse.

”Besoj që pozicionet lëvizëse në të kaluarën të LDK-së, na kanë kushtuar aq shumë, sa nuk jam i çmendur të bëjmë gjëra të tilla”, ka thënë ai.

“Nëse ne qëndrojmë dhe themi që duhet t’i largojmë këta dhe nesër bejmë një rikthim radikal. Nuk bëhet, nuk jam në politikë për këto gjëra”.

“Do të punojmë gjatë për udhëheqjen e Qeverisë”, ka deklaruar Abdixhiku. 

Story i mëparshëm

5 trendet e arredimit që do i shihni kudo gjatë këtij viti

Story i radhës

Ziadin Sela bëri iftar në Zhelinë

Të fundit nga