5 trendet e arredimit që do i shihni kudo gjatë këtij viti

Tendencat e dizajnit të brendshëm sjellin të gjitha pritshmëritë tuaja për 2024-ën, më mirë të themi një miksim mes luksit të qetë dhe sofistikimit. Konsiderojeni gjithçka si një kapërcim të lehtë drejt komoditetit, por kjo e materializuar në më shumë ngjyra të forta dhe objekte moderne. Nisur nga tapeti që keni poshtë këmbëve te ndriçuesi në tavan, pranvera e këtij viti do të sjellë trende shumë speciale për të gjithë ju që doni të transformoni ambientin e brendshëm të shtëpisë suaj.

#1. Teoria e ‘të kuqes së papritur”

Tonet e të kuqes sjellin një tërheqje vizuale absolute në çdo ambient të shtëpisë ku e aplikoni. Mund të jetë ngjyra e murit, një pasqyrë me kornizë të kuqe, pikturë apo abazhur, zgjedhja mbetet e juaja. Mjafton që këtë vit të shtoni diçka të kuqe dhe jeni në rregull!

#2. Tapet me kontrast materialesh

Shpesh njerëzit mendojnë se mjafton një qilim ose tapet i thjeshtë ku mund të kaloni kur jeni me nxitim dhe kaq! Në fakt, në 2024-ën, tapetet me kontrat maerialesh janë të guximshme dhe bien në sy lehtë.

#3. Aksesorë mermeri

Dihet që mermeri si material është shumë i shtrenjtë, por nëse luksi është qasje e komoditetit dhe arredimit në shtëpinë tuaj, atëherë nuk duhet të mungojë. Një tavolinë e vogël prej mermeri të zi është sa funksionale, aq edhe ngjan si aksesor special për ambientin tuaj.

#4. Abazhurë si aksesorë

Më shumë ngjajnë si bizhuteri, se një abazhur normal për komodinën në dhomën e gjumit apo në ambientin e ndjenjes. Një burim drite nga një objekt që ngjan si aksesorë, gati një vepër arti unike.

#5. Dekor me valëzim

Detajet me valëzim, si një kornizë, një pasqyrë janë një gjetje e veçantë e kthyer në një trend për këtë vit, duke shtuar më shumë tonet e modernes në çdo ambient të përditshmërisë ku ju ndërveproni.

Story i mëparshëm

Berisha: Rama në 10 vite shpenzoi 56 miliardë euro

Story i radhës

Abdixhiku përmend koalicionet e të kaluarës së LDK-së: Nuk jemi të çmendur më të bëjmë gjëra të tilla

Të fundit nga