abdixhiku e quan teater politik arrestimin e molliqajt 61fc54bfd8cb6

Abdixhiku e quan teatër politik arrestimin e Molliqajt

February 3, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me arrestimin e kryetarit të PSD’së, Dardan Molliqajt. Abdixhiku tha se nuk e arsyeton sjelljen e Molliqajt ndaj policit, por se komunikimi i duhur mes policisë së atij nuk do të sillte një situatë të tillë.

“E kam quajtur edhe teatër politik. Sepse, për ta bërë të qartë zëshëm, besoj që sulmi ndaj policisë nuk ka epilog tjetër përveç përgjigjes para organeve të rendit. Por, mënyra si mund të përgjigjen para organeve të rendit njerëzit me post politik, besoj që mund të bëhet ndryshe”, tha Abdixhiku.

Ai tutje shtoi se nëse kjo bëhet para studiove televizive pa ftesë paraprake, beson se është teatër politik.

“Nuk besoj që komunikimi i duhur do të sillte një situatë të tillë. Por, nuk dua të arsyetoj fare dhunën e ushtruar ndaj policit, i cili njëtrajtësisht përballet me rritjen e çmimit të energjisë elektrike që është brenga e tij dhe secilit tjetër”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se ka ngre zërin edhe për deputetët e LVV’së kur arrestoheshin ata.

“Unë kam ngre zërin edhe shumë vite më parë kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ngriheshin zhag nëpër sheshet e Prishtinës. Mendoj që qasja ndaj njerëzve publik duhet të jetë pak më dinjetoze. Nuk kemi nevojë për teatër, por kemi nevojë për rregulla normale institucionale që besoj se njerëzit në fjalë duhet t’i përgjigjeshin. Duhet bërë dallim mes veprës dhe mënyrës si i trajtojmë këto vepra. Asnjë sulm nuk do të lejohet ndaj uniformave të shtetit, të tolerohet e trajtohet ndryshe”, theksoi Abdixhiku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arrestohet tifozi shqiptar akuzohet per vrasje ne greqi 61fc54ba40469
Story i mëparshëm

Arrestohet tifozi shqiptar, akuzohet për vrasje në Greqi

d0bcd0b8d186d0bad0bed181d0bad0b8 d0b1d0b8 d0bfd0bed0bbd0bed0b6d0b8d0bb d186d0b2d0b5d19cd0b5 d0bdd0b0 d0b3d180d0bed0b1d0bed182 d0bdd0b0 61fc55d967eb4
Story i radhës

Мицкоски: Би положил цвеќе на гробот на Гоце заедно со Петков, ама само ако се согласи дека бил Македонец

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë