Abdiu-Halili: Metodologjia e re e anëtarësimit në BE na jep  motiv që të shkojmë përpara

Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili e ftuar sonte në emisionin 10Minuta tha se Metodologjia e re e anëtarësimit në BE na jep  motiv që të shkojmë përpara. Ajo potencoi se njëherë që të fillojë ky proces, anëtarësimi për në BE nuk do të ketë të ndalur deri në plotësimin e të gjithë kapitujve.

“Metodologjia e re na jep  motiv që të shkojmë përpara, sigurish nëse stagnojmë, apo nuk ka përparim, procesi  është reversibil. Ideja e metodologjisë së re është që të ecim përpara më shpejt, Ne duke u bazuar së parë që kemi pranuar procesin e skriningut, pastaj nga pozicionet negociuese, nuk ka më kthim mbrapa. ne do ta vazhdojmë procesin dhe kjo nuk lë shumë hapësirë për të shkuar pas. Ky është një proces dinamik dhe sa ta plotësojmë një kusht, do të vijë kushti i radhës, hapjen e një kapitulli dhe mbylljen e një kapitulli. Është një proces shumë dinamik dhe kjo na motivon të ecim më shpejt.”- tha Abdiu.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Në kuzhinën e Njësisë Speciale në Vrellë asgjësohen 2.2 kg mish – i dyshuar dhe jo i sigurt për përdorim

Story i radhës

2 ushtarë izraelitë të vrarë në luftimet në veri të Gazës

Të fundit nga