2 ushtarë izraelitë të vrarë në luftimet në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar se dy nga ushtarët e saj u vranë në betejat në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtria tha se dy ushtarët po shërbenin në brigadën e këmbësorisë Givati, e cila kaloi në Gaza më herët gjatë ditës.

Sipas ushtrisë, dy të tjerë u plagosën rëndë në të njëjtin incident.

Me vdekjet e fundit, numri i të vrarëve në ushtrinë izraelite që nga fillimi i luftimeve në Gaza më 7 tetor është rritur në 317.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në Gaza po zhvillohen beteja të ashpra mes luftëtarëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e fundit, përfshirë të paktën 8.525 palestinezë dhe mbi 1.538 izraelitë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë thirrjet në rritje për një armëpushim, duke theksuar se kjo do të jetë një “dorëzim” ndaj Hamasit.

Bllokada izraelite e ka ndërprerë Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë, ndërsa dërgesat e reduktuara të ndihmave nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e mbi 2 milionë palestinezëve atje.





Story i mëparshëm

Abdiu-Halili: Metodologjia e re e anëtarësimit në BE na jep  motiv që të shkojmë përpara

Story i radhës

Profesori komenton paraqitjen e Argita Berisha- Malltezi: E saktë, e guximshme, e drejtpërdrejtë

Të fundit nga