Abazoviq me ftesë të Zelenksyt merr pjesë në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë

1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me ftesë të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, do të marrë pjesë sot në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë.

Platforma e Krimesë, siç njoftoi qeveria ukrainase, u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Kiev, duke mbledhur një numër të madh presidentësh, kryeministrash, ministrash dhe zyrtarë të tjerë evropianë dhe ndërkombëtarë.

“Përmes iniciativës së Platformës së Krimesë, ndër të tjera, Federata Ruse dënohet dhe thirret të ndalojë agresionin ushtarak në Ukrainë, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare, si dhe të drejtat e pakicave, por edhe të çlirojë Krimenë”, tha qeveria, raporton Rtcg.

Në takimin e sotëm, përveç kryeministrit Abazoviq, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të shumtë ndërkombëtarë, pas së cilës do të miratohet Deklarata e Përbashkët.

Samiti i këtij viti, për shkak të ngjarjeve të luftës, do të organizohet në një format online.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamje nga reshjet e mbrëmshme në Tetovë, u bllokuan shumë rrugë

Story i radhës

Dje 133 gjoba në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga