aak me 12 tetor do te filloje nje epoke e re per junikun 68e984f10d18b

AAK: Me 12 tetor do të fillojë një epokë e re për Junikun

October 11, 2025
1 minut lexim

Pas Deçanit, AAK ka mbajtur tubimin përmbyllës për zgjedhjet e së dielës edhe në Junik. Kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 12 tetor do të fillojë një epokë e re për Junikun.

Në tubimin përmbyllës në Junik, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se kandidati i tyre për kryetar do të punojë me përkushtim për të mirën dhe të ardhmen e banorëve të kësaj komune.

“E kemi në plan me punu dhe fjalët e kandidatit janë të zemrës. Po të lutem puno, ndero veten e Junikun. Këta njerëz e meritojnë. Nuk ka ma mirë se me ndihmu Junikun. Me 12 tetor po fillon epokë e re e punës, e një pune më të madhe. Kohë e re e një pune që do të mobilizojë krejt Junikasit. Po kërkojmë votë me fitu Juniku. Mobilizohuni këto ditë,” ka thënë Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, tha se plani i tij mbështetet në katër shtylla.

“5 projekte kryesore: sheshi Edmond Hoxha, pastaj edhe rrugët tjera; projekt i dytë ndërtimin e kompleksit, po ashtu kompleks i rinisë në qendër rinore, do ta ndryshojmë planin për zhvillimin komunal, një prej projekteve përkrahje për bizneset e vogla e të mesme, e në veçanti gruan dhe të rinjtë,” ka thënë Kuçi.

Drejtuesit e AAK-së, duke folur për kandidatët për asamble komunale, thanë se kanë një listë me profesionistë të dëshmuar në fusha të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prag tragjedie ne manchester avioni ulet me karburant vetem per gjashte minuta fluturim 68e97fc5a7769
Lajmi i mëparshëm

Prag tragjedie në Manchester, avioni ulet me karburant vetëm për gjashtë minuta fluturim

kim kardashian kritikohet per pamjen e saj te re ne paris disa e krahasojne me gruan e kanye t bianca censori 68e98611e828a
Lajmi i radhës

Kim Kardashian kritikohet për pamjen e saj të re në Paris, disa e krahasojnë me gruan e Kanye-t, Bianca Censori

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë