kim kardashian kritikohet per pamjen e saj te re ne paris disa e krahasojne me gruan e kanye t bianca censori 68e98611e828a

Kim Kardashian kritikohet për pamjen e saj të re në Paris, disa e krahasojnë me gruan e Kanye-t, Bianca Censori

October 11, 2025
1 minut lexim

Kim Kardashian shfaqet me një stil krejtësisht të ri gjatë vizitës së saj në Paris.

Themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, veshi një paruke të shkurtër dhe një bluzë transparente ngjyrë fildishi, që nxirrte në pah barkun e saj, të kombinuar me një fund të gjatë dhe aksesorë elegantë.

Pamja e saj frymëzoi krahasime nga ndjekësit në Instagram, disa duke e vënë në lidhje me gruan e ish-burrit të saj, Bianca Censori, e cila njihet për prerjen e shkurtër të flokëve dhe veshjet transparente, shkruan DailyMail.

Kim e shoqëroi pamjen me një grim të lehtë dhe një unazë argjendi, ndërsa mbishkrimi i postimit të saj ishte i thjeshtë: “Martin Margiela i viteve të 90-ta”.

Fotografitë, të kapura nga fotografi i saj i preferuar Pierre Snaps, treguan gjithashtu një fustan të zi Alaia pa rripa gjatë sfilatës së Maison Alaïa të premten.

Ky ishte rikthimi i saj në Paris pas pesë muajsh, që përkon me paraqitjen e saj në gjyqin për grabitjen e hotelit në vitin 2016, e cila do të pasqyrohet në sezonin e ardhshëm të serialit The Kardashians në Hulu.

Kim mbrojti vendimin për të veshur bizhuteritë e shndritshme, duke thënë: “Dua të jem ajo që dua të jem”.Ndërkohë, ish-menaxheri i Kanye West, Scooter Braun, foli për marrëdhënien e prishur me reperin pas deklaratave të tij problematike dhe tha se fokusi i tij tani është tek fëmijët e tij dhe sigurimi që ata të jenë të përgatitur dhe të forte.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aak me 12 tetor do te filloje nje epoke e re per junikun 68e984f10d18b
Lajmi i mëparshëm

AAK: Me 12 tetor do të fillojë një epokë e re për Junikun

kryeministri albin kurti kosova po rritet cdo ndeshje suksese shqiperise 68e9991a2d326
Lajmi i radhës

Kryeministri Albin Kurti: Kosova po rritet çdo ndeshje, suksese Shqipërisë

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë