AAA-Besa-LD: A do të kishte folur maqedonisht Ali Ahmeti nëse nuk do të ishte bashkuar opozita shqiptare?!

September 19, 2023
1 minut lexim

Nga Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike kanë reaguar pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një pjesë të vogël të paraqitjes së tij në RTVM foli në gjuhën maqedonase. Fronti opozitar pretendon se detyroi Ahmetin që të flet në gjuhën maqedonase, pasi sipas tyre, BDI po ia kthen shpinën LSDM-së.

“Pas intervistës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, ku ai u përpoq të tregojë se e njeh gjuhën maqedonase, duam të njoftojmë si në vijim: Ndoshta është koha për tezën e radhës – BDI-ja po ia kthen shpinën LSDM-së dhe e fillon fushatën për t’i pëlqyer Levicës dhe VMRO-DPMNE-së. A e kanë krerët e BDI-së më të rëndësishme mbrojtjen e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme sesa fillimin e negociatave me BE-në? Çfarë pritet të ndodhë më pas? A do të bëhen komitë ekipi rreth Ahmetit? Pyetja shpërblyese është se a do të kishte folur Ali Ahmeti maqedonisht nëse opozita shqiptare nuk do të ishte bashkuar? Ky perversitet politik i BDI-së do të ndëshkohet nga shqiptarët. Nuk vendos më as LSDM-ja, as VMRO-DPMNE-ja, por vendosin shqiptarët se kush do ta përfaqësojë zërin e tyre pas zgjedhjeve të ardhshme”

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pranë largimit nga Borussia Dortmund

Story i radhës

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mbërrin në vendin e tij pas vizitës në Rusi

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë