A u ndërpre shtesa prej 100 eurosh për fëmijët me sindrom? Reagime të shumta në rrjetet sociale, Trençeska mohon

min lexim

Kanë vërshuar reagimet nëpër rrjetet sociale pas daljes së lajmit se është ndërprerë ndihma prej 6000 denarë për fëmijët me sindromin daun. Madje kishte edhe ironi:

Domnika Kardula ironizon përmes një posti në fb:

Çdo qytetar i ndershëm gëzohet dhe mirëpret përpjekjet për të rregulluar thesarin e shtetit dhe për të eliminuar shpenzimet joproduktive. Ndaj me gëzim morëm lajmin se fëmijët me sindromën Doën dhe me aftësi të kufizuara të lehta nuk do të jenë më barrë për buxhetin!!! uou çfarë familjeje!”

 

Reagoi edhe Denis Jankulovski, i punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik.

 

“Kam lexuar se fëmijëve me sindromën Doun dhe me aftësi të kufizuara u është shkurtuar kompensimi i të drejtës ligjore, ose siç e quan Domnika M. Kardula – nuk do të jenë më barrë për buxhetin. Uh, sa e ashpër tingëllon, por është e vërtetë dhe duhet të tingëllojë kështu sepse nuk kanë ndjenja.”

 

“Rrogat i rritët për 100%, prej 1000 euro, tani nga 2000 euro. Fëmijëve me sindromën doun ua paskeni ndaluar 100 euro shtesë.”- tha Irfan Buçi.

 

Por ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, thotë se nuk është e vërtetë dhe se nuk ndërpritet kompensimi prej 6000 denarëve.

 

“Asnjë e drejtë e një personi, pra një fëmije me aftësi të kufizuar nuk i është hequr. Përkundrazi, në fund të vitit 2022 si ministri e punës dhe politikës sociale kemi bërë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, me të cilat u rritën për 15 për qind të drejtat e fëmijëve që përfitojnë shtesë të posaçme për fëmijë dhe që nga janari i këtij viti, të gjitha të drejtat nga mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja sociale janë rritur për 14,2 për qind.”- deklaroi Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

 

Ajo shton se kompensimi është ndërprerë vetëm për tetë fëmijë nga gjithsej 121, të cilët nuk kishin dokumentacion të plotë mjekësor dhe që morën konstatim negativ gjatë vizitës së komisionit përkatës të vlerësimit. Ajo njoftoi se tashmë do të përsëritet inspektimi për të dhënë një vlerësim dhe konstatim tjetër.

Sindroma Doun sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve (ICD-10), është vetëm një nga shumë diagnoza që bien nën kategoritë e renditura në nenin 33 të ligjit për Mbrojtjen e Fëmijeve.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan do të qëndrojë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Story i radhës

Të huajt biznes me pronat, investimet arritën 686 mln eu

Të fundit nga