A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i 31-vjeçarit dhe tregon hapin e radhës

December 9, 2022
1 minut lexim

Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 6 dhjetor, ku u sulmua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati Ervis Lila u pyet nga gazetarët nëse Shehu i ka treguar arsyen se përse ai goditi Berishën. Lila u shpreh se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme.

Ndër të tjera, avokati nënvizoi se duhet bëri akti i epskertimit në mënyrë të zgjeruar.

“Ai bën fragmente fragmente, deklarime të ndryshme. Nuk pata komunikim që të krijoj, pse u bë. Më shumë jemi të përqëndruar në këtë pjesë, te akti i ekspertimit, për të përcaktuar, që të dimë thëniet e tij, se sa janë për bazë. Jo, edhe aty në seancë ia kërkuam prokurorit, por jemi përqëndruar te akti i ekspertimit.

Nuk pati asnjë lloj të pjesës së dinamikës, vetëm tha që u bë goditja, fakti i njohur, por pjesa e shkakur pse u bë kërkon hetime. Personi vazhdon në Spitalin e Traumës, atë do ta përcaktojnë mjekët sa ka dhe si i ka këto dëmtime. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë shumë përcaktues, ne e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe profesorë të tjerë, ajo do përcaktonte të gjitha shkakun”, theksoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Santos: Maroku i fortë

Story i radhës

Rritet numri i nxënësve që përdorin dhe shesin narkotikë në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë