A qëndrojnë Rama dhe Vuçiqi pas non gratës ndaj Sali Berishës?!

min lexim

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin 1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike” kështu dha njoftimin për shpalljen non grata nga Britania e Madhe ish-kryeministri Berisha.

Krejt kjo vetëm një ditë pasi Edi Rama në Kuvend paralajmëroi një gjë të tillë me fjalët “Oqeanin e harruat disa, tani do ta harroni edhe Gjibraltarin, disa dhe shumë shpejt do të harroni edhe Adriatikun”. Shtrohet pyetja nga e dinte Rama, njësoi sikur kishte paralajmërua para tri viteve Berishën për shpalljen non grata nga SHBA-ja.

S’do mend se shpallja non grata nga Britania e Madhe e Berishës është politike. U kujtuan këta pas nëntë vite që Berisha s’ka më asnjë funksion (vetëm së fundi u rizgjodh në krye të PD-së), derisa në krye të shtetit janë njerëzit me aferën më të madhe në Ballkan, atë të inceneratorëve. Një qeveri që e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet, është e aftë për lobime me këto para për të penalizuar z.Berishën të cilin nuk e ndalin dot.

7 Korriku i futi frikën Edi Ramës, mundohen me non gratën e parave të pista të lobimeve sorosiane të frenojnë humbjen e pushtetit. Sikur z.Berisha të heshtte karshi zhvillimeve në vend dhe në veçanti mos të ngrinte zërin në përpjekjet e treshes Thaçi-Rama- Vuçiq për ndarje të Kosovës, jam i bindur se sot s’do të ishte non grata as nga SHBA-të dhe as nga Britania.

Sorosi është armik i të djathtës shqiptare, s’do mend se z.Berisha po pengohet për të arritur në pushtet, planet e “Open Ballkan” për fuqizimin e Rusisë dhe Serbisë do të pengohen nga Berisha dhe e djathta shqiptare. Koha do e dëshmojë më së miri, me goditjen e Berishës tentohet të eliminohet pengesa e Sorosit dhe dyshes së mbetur Rama-Vuçiqi për jetësimin e projekteve ruso-serbe në Ballkan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bien nga një lartësi prej 230 metrash, vdesin 4 anëtarë të familjes

Story i radhës

Parashikimi i motit, ja kur priten rrebeshe e bubullima

Të fundit nga