A po shemben kulmet e “Trekëndëshit i Bermudës” ?

min lexim

Gabimi i madh demokratik në Shqipëri ishte fakti se pas vetërënies së diktaturës komuniste, në Shqipëri nuk u bë dekomunistifikimi dhe as ndëshkimi i krimeve të komunizmit nga politika shqiptare, por edhe nga gabimi i ndërkombëtarëve që nuk ia kërkuan Shqipërisë një gjë të tillë.

Pluripartitizmi dhe demokracia në Shqipëri mbeti në dorë të ishkomunistëve dhe ishshërbëtorëve e spiunëve të atij sistemi, sidomos te Partitë kryesore që e dominuan tranzicionin 30 vjecar në Shqipëri: PS, PD, LSI etj., shefat e pronarët partiak të të cilëve instaluan sistemin e dështuar të këtyre 30 viteve, montuan atë që e quajti Basha, “Trekëndëshi i Bermudës”.

Në Shqipëri si në asnjë shtet tjetër ishkomunist u zbatua në perfeksion Platforma neokomuniste “Katovica”.

Pavarësisht se është vonë, por duhet domosdoshmërisht që Parlamenti Shqiptar të miratjë një ligj ku nuk mund të jesh në politikë dhe as deputet nëse ke qenë spiun dhe shërbëtor i diktaturës komuniste, si dhe nuk mund të zgjidhet e as të mbajë askush mandatin e deputetit nëse SHBA e shpall “non grata”

Trekëndëshi i Bermudës:

Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe të përjashtimit të tij nga Partia Demokratike nga ishKryetari Basha, mesa duket tani pas largimit nga posti i Presidentit, edhe Ilir Meta e ka radhën për t’u përjashtuar nga politika si ishspiun i sigurimit të shtetit, por edhe për akuza të tjera të rënda korrupsioni. Pra, Trekëndëshit të Bermudës po i shëmben dy kulmet e bazëz e që pritet që të fundoset pastaj edhe kulmi i majes së korrupsionit , ai i Edi Ramës.

A po bien kulmet e “Trekëndëshit i Bermudës” për shembjen e të cilit punoi aq shumë Lulzim Basha?

Për herë të parë në Shqipëri termin politik “Trekëndëshi i Bermudës”e përdori ish Kryetari i Partisë Demokratike, reformatori demokrat dhe proamerikani z. Lulzim Basha, ku me të identifikohen treshja politike e së keqes, Berisha-Rama-Meta.

Së pari te tre keta, diku haptazi e diku fshehurazi dhe me hipokrizira vepronin në një aleancë korruptive , të papërgjegjshme dhe me lidhje të shumfishta të dukshme e të padukshme, ata bënë të gjitha përpjekjet dhe konsumuan të gjitha mundësitë dhe burimet politike, korruptive, mediatike e qeverisëse me qëllim që të pamundësonin fitoren e Partisë Demokratike; bënë gjithcka cfarë mundën që Lulzim Basha të mos fitonte zgjedhjet e që ai të mos bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Peshën kryesore të këtij komploti e organizoi dhe e mbajti Sali Berisha, ishkryeministri dhe ishkryetari i Partisë Demokratike i cili u shpall “non grata” nga SHBA.

Nëse Berisha po të mos ishte përfshirë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike ne zgjedhjet e vitit 2021, PD do kishte fituar zgjedhjet pavarësisht manipulimeve të Ramës, dhe Basha sot do të kishte qenë Kryeministër.

Mirëpo dikush thotë se pse nuk e bëri këtë përjashtim të Berishës në kohë Basha?

Basha nuk e bëri këtë sepse e kishte shumë të vështirë një ndërmarrje të një vendimi të tillë, sepse kjo nuk do të kuptohej ose do të keqkuptohej dhe nuk do të kishin qenë dakord me këtë deputetët dhe as shumë struktura të PD-së të molepsura nga fanatizmi berishist derisa kur SHBA e shpallën Berishën “non grata”, atëhere Basha e përjashtoi Berishën me të drejtë nga grupi parlamentar.

Basha është tashmë politikani shqiptar më proamerikan dhe nuk munden që ta eklipsojë këtë fakt asnjë retorikë e as alibi shpifëse me epitete të pështira që stisin Sali Berisha dhe “Trekendeshi i Bermudës” me kompani kundër Bashës, e tani revanshin anti-Basha e ka marrë ky Ilir Meta, i cili po rezulton ishspiun i diktaturës.

Prandaj “Trekëndëshi i Bermudës” kishte si objektiv Bashën, sepse Basha kërkonte që të bëhej dekomunistifimi i politikës , përjashtimin nga karriera politike të gjithë ishshërbërtorët dhe ishspiunët e ishsigurimit famëkeq të shtetit, si dhe dekriminalizimin e politikës, Veting-un pastrimin e saj nga individë me rekorde krimi, korrupsioni dhe hajdutërie. Dhe po dalin se janë të njëjtët politikanë me të kaluar komuniste, po këta janë edhe të kriminalizuar e të korruptuar, dhe prandaj janë po këta edhe më agresivët kundër Bashës, kundër SHBA-ve, kundër dekriminalizimit dhe kundër dekomunistifiklimt, janë pra “Trekëndëshi i Bermudës” , sic i ka etiketuar shumë kohë më parë Basha, por që tani Bashës kanë filluar t’i japin të drejtë edhe ata që atëhere e kundërshtonin.

Po të mos kishte filluar reaksioni tipik komunist e foltorist antiBasha, si një reaksion pengues, bllokues, regresiv, antidemokratrik e anti-SHBA nga ky “grup i rithemelimit”, me siguri që do të kishte pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri pas blerjes së votës që i bëri qeveria e Ramës me 25 Prill 2021.

Lulzim Basha pati meritën e madhe pasi ai filloi pastrimin, hapjen dhe ringritjen e Partisë Demokratike; filloi Veting-un brënda PD-së, filloi dhe kërkonte me vendosmëri dekriminalizimin e politikës, luftën kundër korrupsionit dhe daljen e Shqipërisë nga tranzicioni.

Në këtë ndërmarrje jetike të Bashës, Basha kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.

Mirëpo ky fakt nuk i pelqente elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike të kryesuar nga Berisha me ishpresidentin Nishani, ishkryetaren e Parlamentit Topalli dhe as deputetëve, ishministrave dhe përfituesve të tjerë të PD-së kur kishte qeverisur Berisha.

Dhe jo vetëm këtyre por Basha Kryeministër nuk u pëlqente as Kryeministrit Edi Rama dhe as ishPresidentit Ilir Meta, pra nuk i pëlqente Trekëndëshit të Bermudës, B-R-M dhe as grupit të non gratave, të cilët organizuan një komplot kundër Bashës edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022, me qëllim që të humbiste Basha dhe PD, e që më pastaj ta largonin Bashën si kryetar të PD-së, pasi ata dhe elita politike e vjetër shqiptare e konsideronin politikanin Basha si potent, si superior dhe si kërcënim, edhe për faktin se Basha kishte edhe mbështetjen e fortë të SHBA-ve. Sa më shumë kalojnë ditët, e vërteta vetëm sa po del gjithnjë e më shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ЕРТАН ДИКА ЌЕ ВОЗИ ЕЛЕКТРО ТРОТИНЕТ БЛАГОДАРЕНИЕ НА НАГРАДНАТА ИГРА „ИГРАЈ, СОБИРАЈ И ОСВОЈ“ НА 2WIN.MK

Story i radhës

​Në Bullgari dështoi përpjekja e tretë për të formuar një qeveri

Të fundit nga