Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit mbështetës së tij theksoi se kanë një detyrim ndaj shqiptarëve, të largojnë Edi Ramën.
Në lidhje me foton e publikuar në rrjete sociale, ku ishte edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ai u shpreh se ishte një takim me degët e veriut.
“Kemi diskutuar edhe për reformën elektorale që nis për pak. Diskutuam për dy çështje të tjera. Njëra për amnistinë fiskale dhe qëndrimi i unifikuar i grupit të PD, jo amnistisë që do e shndërrojë Shqipërinë në parajsë të krimit. Qëndrimi tjetër është për pasaportat e arta, në të njëjtën linjë është e papranueshme për ne që është shkallmimi i dyerve të vendit për të futur para të pakontrolluara dhe influenca të papërshtatshme. Çështja e tretë është ligji për lustracionin. Kemi depozituar tre nisma”, tha Alibeaj.
Keni pasur takim me përfaqësues të PD dhe Bashës, a është ky rikthim? Dhe a merrni direktiva nga ai?
“Takimi ishte me krerët e degëve nga zona e veriut. Po ju them një gjë, unë e kam thënë që një detyrim e kemi me demokratët. Armiku kryesor është Edi Rama, bazuar në moral, konsistencë, si mundet Edi Rama? Me të gjithë shqiptarët e ndershëm, zëri i të cilëve nuk ka kumbuar, PD ka strukturat”, Alibeaj.