Zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Hanna Maliar ka thënë për Sky News se Ukraina ka nevojë të madhe për armë dhe se qindra ushtarë po vriten çdo ditë atje.
Hanna Maliar tha se ata nuk kishin pushuar së luftuari për qytetin e Severodonetsk, por la të kuptohet për herë të parë se ukrainasit mund të ishte tërhiqen taktikisht.
Kështu ka thënë korrespondent i Sky News, në Ukrainë, Alistair Bunkall i cili tha se luftimet po vazhdojnë, veçanërisht në Severodonetsk.
Sipas tij një pjesë e qytetit është nën kontrollin e ushtrisë ruse, pra mund të thuhet se qyteti është plotësisht i pushtuar.
“Forcat e armatosura ukrainase po përdorin taktika të ndryshme për t’i rezistuar ushtrisë ruse. Ushtria ruse ka avantazhin në numrin e trupave dhe armëve, prandaj forcat ukrainase duhet të manovrojnë dhe ndonjëherë duhet të tërhiqen për të pasur kohë për t’u rigrupuar dhe për të rikthyer territorin”.
“Kjo është arsyeja pse një nga skenarët është mundësia e tërheqjes, por ne nuk mund të flasim më shumë për këtë, sepse këto janë plane ushtarake dhe ne mund t’i shpallim ato vetëm pasi të përfundojë operacioni”, është shprehur zëvendësministrja Maliar.
Ndryshe, në javën e kaluar, presidenti ukrainas Zelenskyy tha se 60 deri në 100 ushtarë ukrainas vriteshin çdo ditë dhe rreth 500 plagoseshin.