A po afrohet? Dyshohet për një rast me linë e majmunëve në Greqi

May 23, 2022
min lexim

Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pas shfaqjes së simptomave të lisë së majmunëve tek një turist britanik në ishullin e Kefalonisë.

Një 29-vjeçar dhe partnerja e tij janë transportuar drejt Athinës të shtunën në mbrëmje, me një avion C-130 të Forcave Ajrore që u ul në aeroportin e Kefalonisë për të marrë çiftin e turistëve.

Ata janë shoqëruar nga stafi mjekësor, të veshur me uniformat speciale që i ka vendosur pacientët brenda kapsulave speciale sterile të transportit dhe izolimit, të cilat mbrojnë edhe personelin mjekësor .

Pacienti që paraqitet me simptomat e lisë së majmunëve është me kombësi rumune, me banim në Greqi, por së fundmi jeton në Londër. Ai ka ardhur nga Londra për pushime në Kefaloni me të dashurën e tij e cila është asimptomatike, ndërsa pacienti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Çifti u dërgua në Spitalin Attikon, ku u pritën nga stafi i profesorit Sotiris Tsiodras, kreu i ekipit të shkencëtarëve që do të trajtojnë rastin e parë të sëmundjes që me sa duket u shfaq në Kefaloni të Greqisë.

I njëjti profesor ka qenë për shumë kohë kreu i komisionit të pandemisë të koronavirusit në vend.

Organizmi Kombetari i Shendetit Publik ka marrë mostrat për ekzaminim konfirmues, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.

Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë gjithsesi se janë në gatishmëri të lartë. Ato bëjnë bën me dije se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por kanë marrë edhe të gjitha masat për zbulimin në kohë të infeksioneve të mundshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme epidemiologjike sipas tyre, sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetëkufizuese, me transmetueshmëri të ulët. Një masë paraprake bazë është shmangia e kontaktit me njerëzit që kanë lezione të lëkurës.

Ata që kanë udhëtuar në vendet e Afrikës Qendrore ose Perëndimore në 3 javët e fundit duhet të jenë veçanërisht vigjilentë për zbulimin e hershëm të simptomave thuhet në udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik .

Ndërkohë përgjigjet e mbërritura nga për monstrat e marra nga cifti i turistëve kanë rezultuar negative ndaj lisë së majmunëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja modelet iPhone ku WhatsApp do të ndalojë se funksionuari

Story i radhës

Çfarë duhet të bëni para orës 9 në mëngjes

Të fundit nga

ShkoLartë