Presidenti iranian, Ebrahim Raisi refuzoi një intervistë për CNN-in, në minutën e fundit, sepse gazetarja e njohur Christiane Amanpour refuzoi të vinte vellon.
Ishte vetë gazetarja me origjinë iraniane, njëkohësisht edhe korrespondente lufte, e cila duhej të kishte intervistuar liderin iranian, ajo që tregoi për këtë incident.
“Unë mendoj se ai nuk do të dëshironte të shihej me një grua të pambuluar, në një kohë kur në vendin e tij janë ndezur protestat për vdekjen e Mahsa Aminit, 22-vjeçares që humbi jetën pasi ishte arrestuar nga policia në Teheran për mos mbajtjen e vellos në mënyrë korrekte”, deklaroi Amanpour.
/ATSH-ANSA/