A mund të ketë marrëveshje me ata që s’duan të mirremi vesh?

October 23, 2022
min lexim

Me gjasë kjo është orvatja e radhës e perëndimit Euro – Atlantikë , për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë – marrëveshje obligative!.

E veçantë e kësaj  iniciative ku është  përfshirë në koordinim të plotë  perëndimi Euro – Atlantikë ( Bashkimi Europian – Gjermania dhe Franca në veçanti) dhe SHBA- të  përmes emisarëve të posaqëm – është se :gjithë ky mobilizim bëhet nën hijen e konfliktit Rusi – Ukrainë si konflikti më i madh në truallin e kontinentit Europian pas luftës se II botërore.

Dhe është dëshmia më e fuqishme sa e rëndësishme ështe zgjidhja përfundimtare e konflikteve të ngrira në truallin e Evropës kudo, pra edhe në Ballkanin Perëndimor si ky : Kosovë – Serbi.

Por përkundër këtyre rrethanave të krijuara në Europ dhe vullnetit në rritje të miqve tonë ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marëdhënjeve  – qëndrimet e palëve  (Kosovë – Serbi) ,  mbeten thelbësisht të kundërta edhe këtë për disa arsye të njohura :

Nëse kthehemi në retrospektivën e konfliktit Kosovë – Serbi në kohën jo të largët në fundin e viteve 90 – të ( luftërat në  ish – Jugosllavi ) , në veçanti luftën në Kosovë.

Këto luftëra në ish Jugosllavi e në Kosovë edhe pse dihet botërisht që janë shkaktuar nga Serbia për hegjemoni : territoriale , etnike e ndoshta edhe fetare.

Mirëpo përkundër kësaj për këto luftëra dhe veçmas luftën në Kosove nuk është shpall fajtor Serbia , apo palë e mundur dhe nuk është bërë : demilitarizimi i saj , as denacionalizimi radikal e as nuk ka paguar në asnji rast dëmet e luftës. Dëme këto : materiale , morale (  si kërkim falje) etj.

Siç dihet lufta në Kosovë përfundoj me marrëveshjen teknike në Kumanovë (1999), por deri më tash nuk u arritë paqja dhe normalizimi i marëdhënjeve mes dy shteteve Kosoves ( e pavarur 2008) dhe Serbisë e as paqe mes dy popujve përkatës.

Për më tepër në Serbi është vazhduar me avazin e vjetër : me nacionalizmin radikal  (në dëm të popullit fqinj), glorifikimin e kësaj lufte dhe udhëheqësve të saj , disa prej tyre ende jan në pushtet ( Serbi).

Armatosjen e vazhdueshme me armatim ofensiv dhe disa herë edhe kërcënimi direkt me konflikt të armatosur ndaj Kosovës. Edhe me kushtetutë ende e konsideron Kosovën pjesë të saj , përkundër realitetit të krijuar.

Bile edhe në konfliktin aktual Rusi – Ukrainë pra Serbia është e vetmja në Europ dhe ndër të paktat në botë që nuk i është bashkuar botës liridashëse për sanksione ndaj Rusisë dhe dënimin e agresionit të saj në Ukrainë.

Kur kësaj i shtojmë edhe ekzistimin e   “Qendrës humanitare ruse”  në Serbi dhe prezencën e disa mijërave pjesërarëve të kësaj qendre të infiltruar në të gjitha nivelet e vendimarrjes si në udhëheqjen e Serbisë ashtu edhe në të djathtën opozitare.

Kuptohet po kjo opozitë në Serbi ( tri grupe parlamentare) eshte bashkuar në të ashtuquajturin ” Frontin për mbajtjen e Kosovës në rregullimin juridik të Serbisë”.

Gjithsesi gjatë gjithë kohës këtë veprim destruktiv e realizon me manipulimin e komunitetit serb në Kosovë me qëllim destabilizimin dhe montimin e shtetësisë së saj. Prandaj mbetet e paqartë si mund të jetë Serbia një partner i  besueshëm për marrëveshje serioze?.

Nga ana tjetër Kosova e çliruar nga rregullimi juridik i Serbisë me marrëveshjen  teknike të Kumanovës. Dhe vendosjen nën protektorat nderkombëtar me rezolutën e OKB – së  me nr. 1244.

Ndërsa prej 17 shkurt 2008 është shtet i pavarur si Republika e Kosovës e njohur nga mbi 100 vende të botës dhe disa organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Dhe ligjshmëria nderkombëtare e shpalljes së saj si shtet është verifikuar edhe me vendimin e gjykatës ndërkombëtare në Hagë ( 2010).

Për këto vite Kosova ka mbajtë zgjedhje të lira fer e demokratike dhe konstituon institucione demokratike në vazhdimësi.
Aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE), organizatën Euro – Atlantike të sigurisë – NATO dhe Bashkimin Europian BE- në. Si dhe në kohë të përshtatshme edhe antarsimin edhe në OKB.

Për konfliktin aktual në truallin Europian Rusi – Ukrainë , Kosova është rreshtuar me kohë krah perëndimit Euro – Atlantikë duke dënuar agresionin rus dhe duke i vendosë sanksione Rusisë.

Ka marëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje me përjashtim të Serbisë – që fqinjësia e mirë është edhe kusht pë rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE – së.

Po cilat janë gjasat duke pasë parasysh këto fakte dhe fakte tjera që mund të mos i kemi përmend në këtë rast?.  – Që të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi e cila do të shpiente drejt normalizimit të marëdhënieve  mes këtyre shteteve gjegjësisht  dy popujve. E duke pasë parasysh  përkrahjen e forte për këtë marrëveshje të : BE – së dhe SHBA – së, si dhe nën hijen e konfliktit (Rusi – Ukrainë) e krizës në njërën anë po edhe reagimit unik të këtij komuniteti në anën tjetër.

Kjo gjendje ka prodhuar dy dokumente që qarkullojnë në media e ku më pak e ku më shumë  zyrtare e që ka të bëjë me marrëveshjen e mundshme: Kosovë – Serbi.

– Dokumenti i parë është  “dokumenti franko – gjerman per normalizimin e marëdhënieve Kosovë – Serbi “.
Ku Kosova përfiton njohjen nga 5 vendet mosnjohëse të BE – së dhe hapjen e rrugës për anëtarsim në OKB.

Kurse Serbia përkrahje ekonomike dhe përshpejtim të rrugës drejt BE – së.
Dokumenti i dytë është ” drafti gjerman për asociacionin e komunave me shumicë serbe” – i cili mendoj se si formë dhe përmbajtje frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës si shtet i qytetarëve të barabartë.

Si përfundim sa i përket draftit “franko – gjerman” , mendoj si hap i parë mund të jetë pozitive njohja e realitetit të ri  (Kosovës) nga 5 shtetet e BE – së që ende nuk e kanë bërë këtë. Dhe si trampolinë drejtë njohjes reciproke me Serbinë dhe vazhdimi drejt integrimit në BE.

Përderisa rruga e Kosovës drejt OKB – së ka edhe pengesa tjera ( Rusia, Kina).
Ndërsa “drafti gjerman për asociacionin ” – mendoj  si hap i dytë,  asociacioni duhet të bëhet me qytetarët e komuniteteteve në Kosovë  për lehtësime që nuk lëndojnë kushtetutën dhe mundësojn integrimin e tyre në shoqëri.

Sido të jetë mbetet të shohim çfarë efekti do të ketë kjo jo vetëm për shtetet dhe popujt tonë po edhe për rajonin në tërësi…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si u bë Arsenali konkurrenti i vetëm i Cityt?

Story i radhës

“O noku po më mbysin…”, miku i Lear Kurtit tregon gjithçka ndodhi: Dha frymë në komisariat…nënës së tij po i del shpirti

Të fundit nga

ShkoLartë