A mund të jenë të rrezikshme rrjetet sociale?

December 16, 2024
min lexim

Përgjigja e shkurtër është: Po, rrjetet sociale mund të jenë të rrezikshme. Ato kanë aftësinë që të hyjnë dhe të ndikojnë perceptimet mbi të gjitha të të rinjve, të cilat ndoshta i përdorin me një sens të reduktuar të vetëdijësimit, sidomos kur nuk ka një farë kontrolli nga ana e prindërve. Sigurisht, kontrolli i prindit nuk duhet të jetë kufizues apo ndaluar. Duhet të jetë më shumë interaktiv, bashkëbisedues. I rrituri mund të ndërhyjë për problematika të caktuara.

Mund të marrim për shembull një prej fenomeneve më të përhapura të një karakteri psikofizik, që mund të shpjerë në body shaming (të ndjerit të turpëruar me trupin që kanë). Nëse rrjetet sociale u ofrojnë fëmijëve gjatë gjithë kohës një model ideal, është e vështirë të kuptohet që ato postime nuk tregojnë realisht atë person që shfaqet aty. As nga pikëpamja karakteriale. As nga pikëpamja fizike. Thjesht shfaqin një version të idealizuar.

Rrjetet sociale mund të kenë një ndikim si në drejtimin pozitiv, pra duke krijuar modele frymëzuese, por edhe një rezultat negativ. Mund t’i bëjnë të rinjtë të mendojnë që “unë nuk do jem kurrë si ajo vajza në postimin në tiktok”. Si pasojë, mund të krijojë tek adoleshentja një ndjenjë inferioriteti e cila ka një ndikim tepër domethënës në sjelljen e të rinjve.

Dhe sigurisht, ka edhe persona që ofrojnë postime dhe përmbajtje që nuk janë të miratuara nga pikëpamja pedagogjike. Ose ofrojnë modele që janë të gabuara si në kuptimin etik, apo edhe kundër ligjeve. Pra rrjetet sociale kanë edhe një potencial shumë të madh pozitiviteti, rritjeje dhe të kulturës së informimit, por edhe një tjetër anë shumë negative.

Që do të thotë se duhet gjithmonë një ndërmjetës.

Dhe mjafton të marrin shembuj të njëzetë viteve më parë. Nëse do i jepje në dorë telekomandën një 15-vjeçari dhe nuk do e kontrolloje, do kalonte shpejt e shpejt nga një kanal argëtimi, tek një kanal filmash për të rritur. Edhe rrjetet sociale, nëse kanë një ndërmjetës që ndihmon në formimin e një vetëdijeje të adoleshentit, me kalimin e kohës bëhen një instrument shumë i mirë. Dhe këtu shkolla sigurisht që ka një rol shumë të rëndësishëm. / bota.al

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tre tërmete të njëpasnjëshme dridhin Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Çfarë është “tradwife” dhe pse nuk është e njëjta gjë si të jesh një “grua shtëpiake”?

Të fundit nga

ShkoLartë