Në momentin kur ne realizojmë dhe besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave tona, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethanave⁉️
Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jashtë, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona; atëherë ato kushte dhe rrethana nga jashtë; do të na shtynë si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam⁉️
I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave, dhe kushteve nga jashtë, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato⁉️
Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat, që ne i duam, mu aty ku fillon ndryshimi⁉️
Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë nuk i mbjellim lulet që ne i duam dhe kultivojmë ato, nëse ne nuk bëhemi komandat i kopshtit; atëherë do të mbinë gjithçka tjetër në kopshtin tonë, por jo edhe ato lulet që ne i duam⁉️
Kushtet dhe rrethanat janë arsyet më të shpeshta, pse nuk zhvillohemi ekonomikisht⁉️
Por, a mund të ndryshohen rrethanat❗️
PO, thotë britaniku James Alain❗️
Filozofi brilant thotë, rrethanat dhe kushtet mund të ndryshohen në tokën e fshehur⁉️
Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rritur në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndritur të heronjve tanë❗️
Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të ndryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e fshehur, në kopshtin e tyre të ndritur.
Pse e arritëm lirin? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona⁉️
Sepse heronjtë, dhe i tërë populli, ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për arritjen e qëllimit❗️
Pa marrë parasysh rrethanave dhe kushteve, edhe zhvillimi ekonomik, mund të mbillen në tokat e fshehura, në kopshtet e ndritura të udhërrëfyesve❗️
Nëse veprimet tona janë në harmoni me qëllimin, padyshim mund të arrihet zhvillimi dhe standardi ekonomik, që ne e duam❗️
James Alain thotë farat janë mendimet, ndërsa toka e fshehur është truri ynë, ku mund të mbillen, kultivohen dhe rriten mendimet tona. Ku rrethanat indirekt mund të ndryshohen, mund të përshtaten dhe me kohën të arrihen, rrethanat reale që dëshirohen❗️
Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e pa mundur, të mos arrihet qëllimi!
🔴 Kush do të arrin pak, duhet pak të sakrifikojë.
🔴 Kush do të arrin shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Inkurajimi i ndërsjelltë është sinergjia më e fuqishme, drejt arritjes së qëllimeve tona madhore.