“A keni ndjeshmëri ju “, tensione në Kuvend/ Bardhi-Ballukut: A ke shpirt…

1 minut lexim

Tensione gjatë seancës plenare ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2025.

Në një moment teksa deputeti demokrat Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij përmendi vrasjen e nxënësit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij, pas përfundimit të mësimit, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, iu drejtua me tone të larta socialistëve “a keni ndjeshmëri ju apo jo…”.

Nga video e siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, Bardhi iu drejtua në veçanti me tone të larta anëtarëve të Qeverisë.

“A ke shpirt”, i drejtohet Bardhi, zv.kryeministres Balluku, e cila qëndronte pas foltores së Kuvendit, atje ku deputeti Dogjani po mbante fjalën.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

VLEN apel Ministrisë së Kulturës – të ndahen më shumë mjete për gërmimet arkeologjike në Strugë

Story i radhës

Viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë dëshmi të statusit të varfërisë për të pasur mbështetje shëndetësore

Të fundit nga